Telegrafi

Fillon protesta e PD-së

Protesta e Partisë Demokratike në Shqipëri ka filluar me bllokimin e pesë akseve në Tiranë, Elbasan, Milot dhe Lushnje.

Ndërkohë në sheshin “Skënderbe” është lideri i PD-së, Lulzim Basha, i cili në këto momente po mban një fjalim.

Protesta po mbahet pa lejen e Policisë së Shtetit, e cila është në gjendje gatishmëria, megjithatë deri tash nuk raportohet për ndonjë incident.