Në fabrikën në Oxford ka filluar prodhimi i veturave MINI Cooper me pesë dyer që shënon fillimin e projektit investues të BMW-së në vlerë prej 750 milionë funtesh për përmirësimin e këtij sektori prodhues në Britaninë e Madhe.
MINI-t e rinj me pesë dyer do të fillojnë të shiten në vjeshtë, ndërsa paraqesin një shtesë entuziazmuese të kësaj familjeje dhe paraqet një segment tërësisht tjetër tregtar të këtij prodhuesi.
“Lansimi i ‘MINI’ të ri me pesë dyer është një stimul shtesë për sektorin prodhues në Britani të Madhe dhe do të mundësojë punësime të reja në Oxford dhe Swindon në kuadër të projektit investues të BMW-së”, kanë thënë nga kompania.
MINI Cooper do të fillojë shitjen në Evropë gjatë kësaj vjeshte dhe do të kushtojë nga 15.900 deri në 20.050 funte (20.060 deri në 25.250 euro). Në janar të vitit 2015 do të paraqitet në tregun amerikan. /Telegrafi/