Telegrafi

Fillon play offi në NBA, këto janë duelet e zjarrta (Foto)

Janë konfirmuar duelet e mëdha të fazës së play offit të kampionatit më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Gjithçka është gati për të filluar faza më e nxehtë e sezonit në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Mbrëmë përfunduan duelet e sezonit të rregullt në NBA dhe kështu edhe u përcaktuan disa duele mjaft të zjarrta në dyja konferencat.

Rekordmenët e Golden State Ëarriors do të kenë punë me Houston Rockets. Të dyja skuadrat me superyjet James Harden dhe Stephen Curryn do të provojnë të kalojnë tutje me Golden Staten që është favorit absolut.

San Antonio Spurs do të ketë lehtë ndaj Memphis Grizzlies që është kapluar nga disa lëndime të rënda, teksa Cleveland Cavaliers në konferencën Lindore do të kelt punë me Detroit Pistons, një ekip mjaft i rrezikshëm që me Reggie Jackson dhe Ander Drummond do t’i bëjnë konkurrencë LeBron Jamesit.

Duelet tjera interesante mund t’i shihni në foto më poshtë: