Telegrafi

Fillon përplasja mes McGregorit dhe Khabibit me postime në Twitter, dy yjet e UFC thumbojnë njëri-tjetrin me foto nga meçi i vitit 2018

Ka filluar përplasja mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregorit në rrjetet sociale.

Kampioni në fuqi i MMA dhe irlandezin po përdorin llogaritë e tyre zyrtare në Twitter për të thumbuar me postime njëri-tjetrin.

I pari që e filloi këtë përplasje në distancë me postime ishte McGregor që postoi një foto të Khabibit në një turmë njerëzish nga përballja e tetorit të vitit 2018 me mbishkrimin “Luftë në rrugë”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i rusit që po ashtu ka publikuar një moment nga fitorja e tij po në atë vit dhe ka lënë mbishkrimin në foto “Ndihmë”.

Por, përballja e tyre mund të ndodhë në fund të këtij viti dhe nëse Khabib arrin të mposhtë më 19 prill Tony Fergusonin në UFC 249.

Kampioni në fuqi i MMA ka bërë të ditur se ai do të futej në rimeç vetëm nëse pranon 100 milionë euro. /Telegrafi/