Ka filluar përplasja mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregorit në rrjetet sociale.
Kampioni në fuqi i MMA dhe irlandezin po përdorin llogaritë e tyre zyrtare në Twitter për të thumbuar me postime njëri-tjetrin.
I pari që e filloi këtë përplasje në distancë me postime ishte McGregor që postoi një foto të Khabibit në një turmë njerëzish nga përballja e tetorit të vitit 2018 me mbishkrimin “Luftë në rrugë”.
https://twitter.com/TheNotoriousMMA/status/1236774409928675331
I menjëhershëm ka qenë reagimi i rusit që po ashtu ka publikuar një moment nga fitorja e tij po në atë vit dhe ka lënë mbishkrimin në foto “Ndihmë”.
Por, përballja e tyre mund të ndodhë në fund të këtij viti dhe nëse Khabib arrin të mposhtë më 19 prill Tony Fergusonin në UFC 249.
Kampioni në fuqi i MMA ka bërë të ditur se ai do të futej në rimeç vetëm nëse pranon 100 milionë euro. /Telegrafi/
Heeeelp pic.twitter.com/f9gv9QeF4Y
— khabib nurmagomedov (@TeamKhabib) March 8, 2020