Ka filluar pastrimi i mbeturinave nga liqeni i Dibrës, pas publikimit në media për katastrofën e cila ndodhi në liqenin e Dibrës, kur shishet e plastikës, mbushën pothuajse gjithë liqenin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Drejtoi i Hidrocentralit (Drini i Zi), Toni Markoski, thotë se rrjedhat ekstreme të larta nga Radika e kanë ndotur liqenin me materiale druri dhe plastike.
Markoski për Alsat M, tha se sipas ligjit për ujëra, komuna dhe ministria e Ambientit duhet të kujdesen që të mos ndotet liqeni.
Punonjësit u bënë thirrje qytetarëve të Dibrës dhe rrethinës, që t’i bashkangjiten pastrimit të liqenit.
“Ka shumë mbeturina plastike, degë dhe drunj. Tereni është i papërshtatshëm, duhet të kemi kujdes që ndonjë punëtor të mos futet në ujë, të pastrohet deri aty ku mundemi, pjesa tjetër, do të ngelë”, tha Agim Abduloski për Alsat M, përgjegjës i punëtorëve./Telegrafi/