Telegrafi

Fillon pagesa e subvencioneve për 17.905 blegtorë në Maqedoni

Sot në hapësirat e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural thanë se ka filluar pagesa e subvencioneve për 17.905 blegtorë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre dje si dhe gjatë ditës së sotshme janë paguar rreth 16 milionë euro për gjithsej 17.905 blegëtorë, masa për krerë të shënuar të deleve, dhive, bagëti dhe për pulave. Praktika e pagesës në kohë, të subvencioneve, kur kanë nevojë për të më së shumë fermerë vazhdon edhe këtë vit. Para fillimit të sezonit të prodhimit paguam subvencionet për vreshtarët, ndërsa tani paguhen edhe subvencione për blegtorinë.

“Afati për thirrjen për blerjen e bagëtive për mbarështim për tremujorin e fundit të vitit 2018 mbaron në fund të muajit shkurt. Nga Agjencioni për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural u bëj thirrje fermerëve që të kenë kujdes me këtë afat në mënyrë që Agjencioni ti përpunojnë kërkesat në kohë dhe të bëjnë pagesën në kohë. Gjithashtu, në Programin e ri të Zhvillimit Rural për vitin 2019, pikërisht për këtë masë, mbështetja financiare është rritur nga 14 milion në 90 milion denarë. Përveç kësaj, me kërkesë të fermerëve dhe për siguri të tyre më të madhe, janë ndryshuar kriteret për masën me të cilën shteti mbulon 50 % të shpenzimeve për blerjen e bagëtive për mbarështim”, thuhet në deklaratë.

Nga atje shtpjnë se me Programin e ri për pagesa direkte, edhe këtë vit fermerët me potencial zhvillimor do të marrin subvencione 10 % më të larta, sigurisht mbesin edhe subvencionet në baza të tjera./Telegrafi/