Site icon Telegrafi

Fillon mbarë sezoni i ri për Realin, mposht bindshëm Celta Vigon

Celta Vigo vs Real Madrid (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Real Madridi ka fituar 1-3 në udhëtim te Celta Vigo, për ta nisur kështu sezonin 2019/20 me fitore.

Llogarinë e golave për Los Blancos e hapi Karim Benzema në minutën e 12-të, pas asistimit që pranoi nga Gareth Bale.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të skuadrës nga qyteti i Madridit, derisa e dyta ishte edhe më interesante.

Festa nga goli i shënuar prej Toni Kroosit (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Luka Modric ishte tejet i pafat në këtë përballje me Celta Vigon, pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 61-të.

Edhe pse me një lojtar më pak në fushë, mbretërit nuk i ndaluan aksionet e njëpasnjëshme, ndërsa Toni Kroos (61’) shënoi gol të bukur nga asistimi që mori prej Marcelos.

Karton i kuq për Luka Modricin (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Lucas Vazquez e trefishoi epërsinë për madrilenët, pasi shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Karim Benzemas në minutën e 80-të, mirëpo vendasët arritën ta ngushtonin epërsinë me anë të Iker Losadas (90’+1).

Kujtojmë se sezoni i ri i La Liga-së filloi dje (e premte) me ndeshjen që Athletic Bilbao e fitoi 1-0 ndaj Barcelonës me golin e shënuar nga Aritz Aduriz në minutën e 89’. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=k-umLK1acj8

https://www.youtube.com/watch?v=FdKTlRA_phw

https://www.youtube.com/watch?v=QWpSsx0XlXQ

Exit mobile version