Telegrafi

Fillon Kupa e Konfederatave, Rusia fiton ndeshjen hapëse ndaj Zelandës së Re (Video)

Rusia ka fituar ndeshjen hapëse në Kupën e Konfederatave “Rusia 2017” ndaj Zelandës së Re me rezultat 2-0.  

Kombëtarja Ruse e ka nisur mirë Kupën e Konfederatave duke shënuar fitore ndaj Zelandës së Re, duke ia shënuar nga një gol në secilën pjesë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 31 dhe ishte autogol pasi u shënua nga mbrojtësi Michael Boxall, i cili nuk mundi ta largoj topin nga vija e portës dhe Rusia shkoi në pushim me epërsi 1-0.

Momenti i autogolit

Në pjesën e dytë, rusët shpeshtuan sulmet, por arritën të shënojnë vetëm edhe një gol në minutën e 69 me anë të sulmuesit Fedor Smolov , i cili vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar.

Ndryshe, Rusia dhe Zelanda e re gjenden në Grupin A, ku bëjnë pjesë edhe Portugalia dhe Meksika, ndërsa Grupi B përbëhet nga Gjermania, Kili, Kameruni dhe Australia. /Telegrafi/