Site icon Telegrafi

Fillon koncerti i Rita Orës në Tiranë, mijëra qytetarë në sheshin “Skënderbej” për të parë këngëtaren shqiptare

Ka filluar koncerti “Ora e Super Muzikës”, koncert ky i cili ka sjell për shqiptarët këngëtaren me famë botërore, Rita Ora.

Koncerti ka nisur në orën 20:00, teksa është hapur nga artistja e re nga Kosova, Kida.

Ndërkohë, të pranishëm për të parë koncertin janë me mijëra shqiptarë, të cilët kanë dalë sheshin “Skënderbej”.

Rita do të ngjitet pas pak në skenë, teksa nga pamjet e para, duket se numri i njerëzve për ta parë nga afër performancën e artistes shqiptare është i madh.

Rita ateroi në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas gjatë pasdites së sotme.

Me të mbërritur në Tiranë, ajo u takua me të parin e kryeqytetit, kryebashkiakun Erion Veliaj. /Telegrafi/

Foto: Elena/Ora/InstaStory
Exit mobile version