Telegrafi

Fillon Kampionati i Automobilizmit, gara e parë ‘sllallom’ në Ferizaj (Foto)

Federata e Autosporteve të Kosovës ka njoftuar se nga e shtuna (25 prill 2015) fillon Kampionati i Kosovës në Automobilizëm për sezonin e ri. 

Kampionati i Kosovës në Automobilizëm për vitin 2015 nis të shtunën me praktikë dhe të dielën me (26.04.2015) në qytetin Ferizaj.

Kjo garë është e disiplinës ‘sllallom’, ku pritet të marrin pjesë mbi 50 automjete nga 12 auto-klube.

“Pritet të jetë një garë shumë e fortë, ku edhe besojmë që do të ketë një shikueshmëri të madhe”.

“AK Ferizaj ka bërë të gjitha përgatitjet për rrjedhjen normale të garës”, thuhet në njoftimin e Federatës së Autosporteve të Kosovës. /Telegrafi/