Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me zëvendësuesin e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, takuan zyrtarët përgjegjës të programeve rehabilituese brenda institucioneve korrektuese, organizatat nga shoqëria civile, si dhe partnerët strategjik të SHKK-së, ICITAP dhe EULEX.
“Në takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit dhe sfidave kryesore, me të cilat përballen institucionet korrektuese, veçanërisht mbi fushën e rehabilitimit për të burgosurit, e veçanërisht për të miturit”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit, palët u dakorduan që bashkërisht të punojnë në hartimin e një plani të ri, i cili do të mundësojë një reformë të thellë në trajtimin e personave të mbajtur në institucione korrektuese. /Telegrafi/