Site icon Telegrafi

Fillon gjykimi ndaj ish presidentes së Koresë Jugore (Foto)

Park Geun-hye, që ishte presidentja e parë femër e Koresë së Jugut, ka dalë para drejtësisë nën akuzën për korrupsion.

Prokurorët e kanë akuzuar atë për abuzim me pushtetin dhe detyrim të kompanive vendase, ndër to edhe ‘Samsung’, për dhënie të ryshfetit prej miliona dollarëve, në këmbim të favoreve shtetërore, transmeton Telegrafi.

Ish presidentja me bashkëpunëtorë i përgjigjet drejtësisë

Që në fillim të seancës, Geun-hye i ka hedhur poshtë akuzat. Por, nëse provat e gjejnë fajtore, ajo mund të shkojë në burg për tërë jetën.

Pasi u bë publik skandali i saj me udhëheqësit shtetëror dhe drejtuesit e bizneseve, Seuli u përfshi nga protesta masive që dërguan në heqjen nga largimin e saj nga posti i presidentes dhe arrestimi. /Telegrafi/

Exit mobile version