E plotësuar: Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti me liderët e partive politike lidhur me bashkërendimin për dialogun me Serbinë
Fillon takimi i thirrur nga Hoti për dialogun me Serbinë, bojkotohet nga LVV dhe PDKMove to Trash
Ka nisur të mbahet takimi i liderëve të partive politike në Kosovë, të thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti, për të diskutuar lidhur me procesin e dialogut me Serbinë dhe për takimin që është paraparë të mbahet më 27 qershor në Uashington.
Hoti një ditë më parë ka thënë se qëllimi i takimit me liderët e partive politike është bashkërendimi i qëndrimeve të spektrit politik të vendit për procesin e dialogut me Serbinë.
Në takim po marrin pjesë Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, përfaqësues të AKR-së, minoriteteve, ndërsa pjesë e takimit nuk janë Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës thotë se qasja e Hotit, duke dërguar fillimisht ftesa nga rrjetet sociale dhe studiot televizive, nuk është serioze.
Ndërkaq, ftesën e Hotit e ka refuzuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.
“LVV e thërret atë, jo ai të na thërrasë neve. Nuk kemi pse i shkojmë në zyrë. Para se ai të na presë në zyrën e tij, e presim në Kuvend”, ka thënë shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi. /Telegrafi/