Site icon Telegrafi

Fillon Forumi botëror ekonomik në Davos, Maqedonia përsëri pa përfaqësues

Zvicra, veçanërisht vendi turitik Davos është nikoqire e 47-të e mbledhjes së Forumit Botëror Ekonomik (FBE), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Liderë politikë, drejtorë të ekonomive më të mëdha, si dhe persona të njohur botëror, aktorë dhe këngëtarë pritet të jenë pjesë e këtij forumi i cili fillon sot, dhe do të zgjasë deri më 20 janar.

Në forum pritet të arrinë rreth 3 mijë pjesëmarrës, nga 100 vende të botës.

Nga rajoni ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit në Davos do të jetë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, përderisa përsëri Maqedonia 14 vite me rradhë nuk do të merr pjesë në këtë ngjarje botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version