Telegrafi

Fillon epoka e Setien te Barcelona – këtë numër të pasimeve nuk e ka arritur as Enrique e Valverde

Quique Setien tashmë ka lërë shenjën e tij në këtë ekip të Barcelonës, pikërisht në ndeshjen e parë ndaj Granadas (1-0).

Ndeshja e tij e parë nën drejtimin e skuadrës katalunase regjistron statistikat të jashtëzakonshme e sidomos në pasimin e topit, ku arritën të kompletojnë 921 nga 1.005 pasimet.

Ky është totali më i lartë i Quique Setien në LaLiga Santander, duke mposhtur rekordin e tij të mëparshëm prej 719 pasimeve të përfunduara nga 788 me Real Betisin.

Nuk ndalet me kaq. Pasime e kompletuara më shumë ishin arritur vetën në kohën e Pep Guardiolas, sipas Opta-s.

Ndeshjet me më shumë pasime të Barcelonës

Rekordi i Barcelonës është 962 pasime të përfunduara në një ndeshje kundër Levante në sezonin 2010/11.

Barcelona gjithashtu kishte 82.6 për qind posedim të topit kundër Granadas – përqindja e tyre e tetë më e lartë që prej fillimit të regjistrave të Opta-s (2008/09 hera e parë që kur Opat filloi të mbajë statistika).

Përqindja e pasimeve në një ndeshje

Ekipet e Luis Enrique dhe Ernesto Valverde, nuk kishin kurrë një zotërim të tillë të topit. /Telegrafi/