Quique Setien tashmë ka lërë shenjën e tij në këtë ekip të Barcelonës, pikërisht në ndeshjen e parë ndaj Granadas (1-0).
Ndeshja e tij e parë nën drejtimin e skuadrës katalunase regjistron statistikat të jashtëzakonshme e sidomos në pasimin e topit, ku arritën të kompletojnë 921 nga 1.005 pasimet.
Ky është totali më i lartë i Quique Setien në LaLiga Santander, duke mposhtur rekordin e tij të mëparshëm prej 719 pasimeve të përfunduara nga 788 me Real Betisin.
Nuk ndalet me kaq. Pasime e kompletuara më shumë ishin arritur vetën në kohën e Pep Guardiolas, sipas Opta-s.
Rekordi i Barcelonës është 962 pasime të përfunduara në një ndeshje kundër Levante në sezonin 2010/11.
Barcelona gjithashtu kishte 82.6 për qind posedim të topit kundër Granadas – përqindja e tyre e tetë më e lartë që prej fillimit të regjistrave të Opta-s (2008/09 hera e parë që kur Opat filloi të mbajë statistika).
Ekipet e Luis Enrique dhe Ernesto Valverde, nuk kishin kurrë një zotërim të tillë të topit. /Telegrafi/