Site icon Telegrafi

Fillon epoka e re, pronarët e rinj të Milanit arrijnë në stadium (Foto)

Tashmë edhe zyrtarisht ka nisur një epokë e re për Milanin.

Klubi Rossoner kompletoi tranzicionin vetëm një ditë më parë, kur konfirmoi shitjen e aksioneve të Fininvest te pronarët e rinj kinez.

Dhe, entuziazmi i pronarëve të rinj është vërejtur qysh pak minuta para derbit, kur ata kanë arritur në stadium, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga derby della Madonnina

Në Giuseppe Meazza pronari i ri i Milanit, Li, është përcjellë nga Marco Fassone, ish drejtori i Interit, i cili fillon karrierën pikërisht ndaj ish klubit të tij.

Sigurisht që në shkallët e stadiumit doi të mungojë i dashuri i tifozëve të Milanit, Silvio Berlusconi.

Epoka e re ka nisur…

/Telegrafi/

Exit mobile version