Site icon Telegrafi

Fillon epoka ‘Allegri II’ te Juventusi – trajneri fillon punën me lojtarët

Max Allegri është kthyer te Juventusi, pas dy vitesh pushim, kur ishte larguar nga gjiganti italian.

Edhe pse klubi provoi trajneri si Maurizio Sarri dhe Andrea Pirlo, sukseset që u arritën me Allegrin, nuk ishin as të përafërta.

Klubi kishte vendos që ta kthejë trajnerin që fitoi pesë tituj kampioni radhazi, ndërsa nga sot ai ka filluar punën në klub.

Bianconerët e kanë nisur fazën përgatitore me shumë lojtarë nga skuadra U-23, ndërsa pjesa e madhe prej tyre ka kryer ekzaminimet mjekësore dhe testet atletike fillojnë sot.

Sidoqoftë, ka edhe lojtarë të ekipit të parë si Paulo Dybala, Arthur, Weston McKennie dhe lojtarë që janë kthyer nga huazimet përfshirë Mattia Perin, Luca Pellegrini dhe Daniele Rugani.

Lojtarët që kanë luajtur në Kampionati Evropian dhe Copa America do tu jepet më shumë kohë para se të përgatiten për sezonin e ri.

Allegri dëshiron që skuadra të jetë gati për ndeshjen e parë më 22 gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version