Buxheti i propozuar nga Qeveria e Maqedonisë, më saktësisht, nga Ministria e Financave prej sot do të hyjë në procedurë parlamentare.
Deputetët e komisionit për Financa dhe buxhet do të duhet të diskutojnë për 10 ditë rreth amandamenteve dhe propozim ndryshimeve për këtë buxhet nga i cili duhet të varet funksionimi i shtetit për 12 muajt e ardhshëm, shkruan Telegrafi Maqedoni.
193.512 milionë denarë janë të hyrat e planifikuara kurse të dalat nga buxheti duhet të jenë 211.745 milionë denarë, më saktësisht 3.4 bilion dollarë.
Risi në këtë buxhet është rritja e akcizës së naftës për 3 denarë plus 18% TVSH duke filluar nga 1 janari i vitit 2018.
Kjo bëhet pasi Qeveria nuk do që më shumë të futet në borxhe. /Telegrafi/