Site icon Telegrafi

Fillon afati për mbledhjen e nënshkrimeve dhe kontroll të Listës zgjedhore

Fillon afati për përgatitje parazgjedhore parlamentare të 12 prillit. Nesër fillon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për deputet dhe për kontroll të Listës zgjedhore.

Në këto zgjedhje për herë të parë përveç nga zyrtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, nënshkrime do të mblidhen edhe para noterëve kompetent, kjo u konfirmua në seancën e KSHZ-së.

Sipas KSHZ-së, më së voni 10 ditë që nga shpallja e zgjedhjeve Lista zgjedhore duhet të paraqitet për kontroll publik, të cilët qytetarët mund të kontrollojnë të dhënat e tyre në rajonin ku jetojnë ose përmes faqes së internetit.

Në të njëjtën periudhë nga 26 shkurti deri më 11 mars qytetarët mund të dorëzojnë kërkesë për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave nga Lista zgjedhore./Telegrafi/

Exit mobile version