Site icon Telegrafi

Fillon afati për aplikime për subvencione bujqësore në Maqedoni

Nga sot fillon afati për aplikim për subencione në bujqësi dhe do të zgjas deri më 31 maj. Pritet të aplikojnë afër 72.000 fermerë, ndërsa në dispozicion ka afërsisht 100 milionë euro.

Vitin e kaluar janë regjistruar parregullësi të shumta, që sipas drejtorit të Agjencisë për ndihmë financiare në bujqësi, Nikollçe Babovski, kanë ardhur nga joinformimi i fermerëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se është përqindje e vogël e subvencioneve të papaguara.

Ndërsa në pyetjen e gazetarëve për importin e mishit, Babovski tha se nuk ka ingerenca për atë fushë dhe se për këtë përgjegjës është Agjencia për Ushqim dhe Veterinari./Telegrafi/

Exit mobile version