Kanë filluar xhirimet e serialit komik “Kafeneja Jonë”.
Kjo është konfirmuar në faqen zyrtare të serialit në Instagram, ku Shkumbin Istrefi si producent u shpreh se nga sot fillojnë xhirimet e serialit.
Kafeneja Jonë rikthehet fuqishëm pas dy vitesh pushimi, shkruan Telegrafi.
Seriali kësaj radhe realizohet nga Gjirafa.com në bashkëpunim me CMB. /Telegrafi/