Policia e Kosovës në 24 orëshin e fundit ka arrestuar disa persona për shkak se kanë hapur restorantet dhe kafenetë, e që është në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Hapja e restoranteve dhe kafeneve është paraparë të nisë në fazën e dytë, nga 18 maji dhe në formatin “merre me vete”.
Ndërkaq, varësisht nga situata epidemiologjike hapja e plotë e tyre pritet të bëhet në fazën e tretë, nga 1 qershori.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se hapje të restoranteve ka pasur në Prishtinë, Dragash, Vushtrri, Skenderaj.
Magjistralja Prishtinë – Gjilan, 11.05.2020 – 20:10. Dy meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se të njëjtit kishin hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rruga B, Prishtinë, 11.05.2020 – 20:10. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. “Ali Vitia”, Prishtinë, 11.05.2020 – 23:05. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr “Ali Vitia”, Prishtinë, 12.05.2020 – 00:15. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Dragash, 11.05.2020 – 22:30. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt
Fsh. Stanofc i Ulët, Vushtrri 11.05.2020 – 00:34. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila nga njësiti policor është hasur brenda në një lokal duke punuar dhe duke shërbyer pije. E dyshuara nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, ndaj të cilës është iniciuar lënda e rastit dhe e njëjta pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr “Ali Gashi”, Skenderaj, 10.05.2020 – 21:00. Policia gjatë patrullimit ka vërejtur se një kafiteri ishte e hapur në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në konsultim me prokurorin kujdestar ndaj pronarit është iniciuar rasti..
Rr “Ali Gashi”, Skenderaj, 10.05.2020 – 21:30. Policia gjatë patrullimit ka vërejtur se një restorant në një pompë të derivateve ka punuar, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në konsultim me prokurorin kujdestar ndaj pronarit është iniciuar rasti.
Skenderaj, 10.05.2020 – 22:00. Policia gjatë patrullimit ka vërejtur se një restorant në një pompë të derivateve ka qenë i hapur, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në konsultim me prokurorin kujdestar ndaj pronarit është iniciuar rasti. /Telegrafi/