Telegrafi

Fillojnë talljet me ish-kryeministrin britanik – “kërkohet” një vend pune për të! (Foto)

Menjëherë pas lajmit se Britania e Madhe ka votuar pro daljes nga BE-ja, kanë filluar edhe talljet me deri tani kryeministrin britanik, David Cameron.

Ai tanimë ka dhënë edhe dorëheqje nga kryeministri.

Por në qoftë se keni menduar se njerëzit do të ndihen dashamirës për një njeri i cili udhëhoqi kombin gjatë viteve të kursimeve, ju jeni të gabuar, përcjell Telegrafi.

Derisa rezultatet e referendumit po bëheshin gjithnjë e më të qarta, disa njerëz kishin filluar të postojnë hashtagun #SuggestAJobForCameron… (Sugjeroni një vend pune për Cameron).

Dhe shumica e atyre që kanë bërë një sugjerim kanë thënë se ai do të duhej të vazhdonte punë si fermer derrash. /Telegrafi/