Site icon Telegrafi

Fillojnë talljet dhe ironizimet në llogari të Facebook, Instagram dhe WhatsApp

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.

Pas rënies së rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ka filluar tallja në llogari të tyre me imazhe dhe meme të ndryshme.

Madje disa prej tyre shkojnë më larg – duke shfrytëzuar fytyrat e aktorëve të njohur për të ironizuar me problematikën që e ka brengosur në masë të madhe themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Çfarë ndodhi me Facebook, Instagram dhe WhatsApp?

Madje lajm i madh për ironi është bërë edhe konfirmimi nga zyrtarë të Facebook, të cilët përmes një postimi në Twitter njoftuan se tre aplikacionet e tyre kanë rënë nga sistemi.

Kjo mjaftoi që përdorues të shumtë të rrjeteve tjera rivale të ironizojnë me këtë fakt, duke publikuar edhe barcoleta që kanë të bëjnë me Mark Zuckerbergun. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version