Site icon Telegrafi

Fillojnë pushimet për Luanën, poston një imazh nga plazhi

Luana Vjollca (Foto: Instagram/LuanaVjollca)

Luana Vjollca është një bukurosheve më të përfolura në skenën shqiptare.

Moderatorja e njohur e ekraneve shqiptare është e njohur në veçanti edhe për figurën e saj trupore.

Ndërsa në profilet e saja në rrjetet sociale, nuk mungojnë imazhe që vënë në plan të parë format e biondes atraktive.

Gjatë kësaj fundjave, ajo ka bërë një postim nga bregdeti duke pozuar me bikini.

“Le të fillojnë pushimet”, shkruan në përshkrimin e fotografisë që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime në orët e para të publikimit.

Vera e këtij viti ka qenë plot angazhime për prezantuesen e njohur, e cila ka rezultuar e suksesshme edhe në muzikë.

Bashkëpunimi me Bujar Qamilin, “Mi dhe flake mallit tim”, u pëlqye shumë nga fansat e saj, ndërsa u pasua me “Vetëm ty” që po ashtu është pëlqyer shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version