Telegrafi

Fillojnë punimet për ndërtimin e dy spitaleve në Stamboll, për të prekurit nga coronavirusi

Punëtorët e ndërtimit janë në vend në ish-aeroportin ndërkombëtar të Stambollit dhe në një hapësirë aty pranë ku presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka njoftuar se do të ndërtohen dy spitale.

Siç bëhet e ditur, përcjell Telegrafi, çdonjëri spital do të ketë një kapacitet prej 1.000 shtretërish.

Ata janë planifikuar për tu ndërtuar për të trajtuar të prekurit nga coronavirusi dhe do të përfundojnë brenda 45 ditëve.

Mediat kanë bërë të ditur se njëri spital do të ndërtohet në anën evropiane të qytetit, dhe tjetri në anën aziatike.

Në një fjalim televiziv, presidenti turk kishte thënë se Turqia ka mobilizuar të gjitha masat për të luftuar pandeminë.

“Me masat aktuale si dhe ato shtesë, ne do ta kapërcejmë këtë pandemi”, ka shtuar Erdogan. /Telegrafi/