Site icon Telegrafi

Fillojnë punimet e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës

Me pjesëmarrjen e liderëve politik në botë, në Davos të Zvicrës ka filluar Forumi Ekonomik Botëror, ku temë kryesore do të jetë “Globalizimi 4.0: Në kërkim të arkitekturës botërore në epokën e Revolucionit të Katërt Industrial”.

Temat kryesore të samitit përfshijnë globalizimin, shëndetin mendor, ndryshimet klimatike, ngadalësimin e rritjes në Kinë dhe ekonominë botërore, luftërat tregtare, krizën e Jemenit dhe Sirisë, rritjen e populizmit, problemin e emigracionit, luftën kundër varfërisë dhe tërheqjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, zhvillimet në teknologji, transformimin e shpejtë të mjekësisë në shoqëri, robotikën, inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin.

Në takime do të diskutohet edhe rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar në mënyrë që globalizimi të jetë gjithëpërfshirës.

Ndërkohë, vëmendje ka tërhequr mospjesëmarrja e pesë vendeve permanente të Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania, Franca, Kina dhe Rusia, në nivel të krerëve të shtetit ose kryeministrave.

Lexo po ashtu Forumi Ekonomik Botëror, dhjetë gjëra që mund të mos i keni ditur për Davosin

Krahas presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka njoftuar se nuk do t’i bashkohet Forumit për shkak të mbylljes së qeverisë federale si pasojë krizës së përkohshme të buxhetit, paqartësinë ruan edhe pyetja nëse pjesë do të marrën sekretarët amerikanë në çastin e fundit.

Lexo po ashtu Shwab: Globalizimi nuk do të zhduket, por do të thellohet më tej

Po ashtu, në Forum nuk do të marrin pjesë as edhe kryeministrja britanike Theresa May, e cila ka njoftuar se do të përshpejtonte negociatat me partitë e opozitës, organizatat e shoqërisë civile, bizneset dhe sindikatat për të formuar një alternativë ndaj Marrëveshjes së BREXIT-it të refuzuar nga parlamenti, si dhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili nuk do të jetë i pranishëm në samit për shkak të protestave që vazhdojnë nga “Jelekët e Verdhë”.

Lexo po ashtu Presidenti Thaçi merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Zyrtarë të nivelit të lartë të kompanive shumëkombëshe pritet të kërkojnë tregje të reja në Forum, ku themeluesi i Microsoft, Bill Gates, do të mbajë fjalim në një forum që fokusohet në risitë financiare për shëndetin botëror, ndërsa presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, do të flasë në shumë panele. /Telegrafi/

Exit mobile version