Telegrafi

Fillojnë negociatat, Roma gjen zëvendësuesin e Salahut

Roma duket se e ka gjetur zëvendësimin e egjiptianit Mohamed Salah.

Skuadra nga kryeqyteti italian ka nisur negociatat me kampionët e Holandës, Ajax Amsterdam.

Është talenti i madh danez, Kasper Dolberg që pritet të vishet verdh e kuq.

Mediat italiane dhe ato holandeze kanë shkruar se ‘Giallorosët’ tanimë kanë bërë ofertën e parë në drejtim të bardh e kuqve.

15 milionë euro është oferta e parë e Romës për t’i siguruar shërbimet e Dolbergut.

Megjithatë kjo ofertë duket e vogël për kampionët holandez që kërkojnë së paku 20 milionë.

19-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me Ajaxin, duke shënuar 16 gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime në Eredivisie.

Reprezentuesi danez shkëlqeu edhe në Evropë me shtatë gola dhe dy asistime. /Telegrafi/