Site icon Telegrafi

Fillojnë ndeshjet eleminuese të Ligës së Evropës, ndeshje jo të lehtë për Arsenalin dhe Milanin

Gennaro Gattuso duke festuar fitoren ndaj Interit në Kupën e Italisë (Getty Images)

Mbrëmjen e të enjtës do të ritkehen mbrëmjet magjike të Europa League dhe fazës së eleminimit nga kjo garë.

Në ora 17:00 fillimisht Astana përballet me Sportingun, kurse në dy termine tjera (19:00 dhe 21:05) vijojnë ndeshjet tjera.

Milani udhëton në Bullgari për t’u përballur me Ludogoretsin në atë që nuk është një test i lehtë për Rossonerët të cilët e shohin Europa League si një mundësi të mirë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Arsenali po ashtu si Milani në ora 19:00 luan kundër skuadrës së papërshtatshme suedese, Ostersunds.

Nga ora 21:05 janë duelet tjera interesante ku Napoli pret skuadrën e Leipzigut po ashtu në formë për një duel ku priten shumë gola.

Atletico Madridi shihet si ekipi favorit për ta fituar këtë garë dhe ekipi i Simeones do të ketë punë me ekipin e Kopenhagës në Danimarkë.

Ndeshjet kthyese të 1/16 të Europa League zhvillohen javën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version