Site icon Telegrafi

Fillojnë manovrat ushtarake ”Saber Guard 2017”, merr pjesë edhe Maqedonia

Sot kanë filluar manovrat kryesore ushtarake të NATO-s në Evropën Lindore, ku marrin pjesë 25.000ushtarë nga më shumë se 2- vende anëtare të Aleancës dhe shtetet partnere.

Manovrat ”Saber Guard” udhëhiqen nga ushtria amerikane dhe do të zgjatin deri më 20 korrik, ndërkaq zhvillohen edhe në Hungari dhe Rumani, si edhe në bazat ajrore në Detin e Zi.

Qëllimi i manovrave është rritja e ndërveprimtarisë së vendeve anëtare, si edhe demonstrimi i vendosmërisë dhe përgatitjes së vendeve të NATO-s për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Detit të Zi.

Përndryshe, në këto manovra ushtarake që mbahen secilin vit, që nga 2013-ta, merr pjesë edhe një njësi ushtarake e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM)./Telegrafi/

Exit mobile version