Telegrafi

Fillojnë kërkesat që në turneun ‘Joan Gamper Trophy’ të luajnë Barcelona me Kosovën

Kosova dhe Barcelona mund të luajnë një ndeshje miqësore mes vete këtë verë, pasi një njeriu i njohur në kampin katalanas vetëm ka filluar punën.

Ish kandidati për president i FC Barcelonës, Lluis Fernandez Ala, po mundohet të organizojë një ndeshje miqësore midis Barcelonës dhe Kosovës në trofeun e ardhshëm Joan Gamper që mbahet në gusht.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter, Luis Fernandez ka shkruar: “Ne jemi bashkuar sot me PassioSeny që të sjellim Kosovën në trofeun e ardhshëm të Gamper”.

Në këtë postim ai ka përmendur edhe presidentin e ri të Barcelonës, Joan Laporta. Tutje ai ka shtuar edhe pjesën: “Ne do ta njohim atë zyrtarisht dhe do t’ia shënojmë emrin Kosovës me të mëdha. Kjo është arsyeja pse jemi më shumë se një klub”, ka përfunduar ai.

Ai e ka bërë këtë shkrim pasi Televizioni Publik Spanjoll nuk e ka bërë një gjë të tillë, madje, ata nuk kanë përmendur emrin “Kosova” në asnjë moment gjatë ndeshjes, por i janë referuar ekipit si “Federata e Futbollit të Kosovës”.

Hera e fundit kur një kombëtare ka luajtur me Barcelonën ka qenë viti 1999 me Brazilin, kur ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2. /Telegrafi/