Telegrafi

Fillojnë ironitë me portugezin: Hertha i vetofrohet Ronaldos, Bolton tërhiqet nga gara për blerje (Foto)

Dëshira e Cristiano Ronaldos për tu larguar nga Real Madrid, të paktën sikurse kanë raportuar mediat botërore, ka ngjallur interesimin nëpër të gjithë Evropën, me disa klube që kanë bërë tashmë ofertat.

Mes tyre edhe klubi i Bundesliga, Hertha Berlin i janë vetofruar Ronaldos, që thuhet se dëshiron të largohet nga Madrid, pasi është mërzitur nga investigimi i radhës i ushtruar nga institucionet tatimore dhe procesi gjyqësor i hapur ndaj CR7 me akuzën e evazionit fiskal.

Hertha e bëri ofertën e saj për Ronaldo nëpërmjet profilit të klubit në “Twitter”, duke ndjekur të njëjtën metodë të aplikuar edhe ndaj Zlatan Ibrahimovic, kur Manchester United njoftoi se nuk do të rinovonte me suedezin.

Në profilin e klubit gjerman në Twitter shkrhet “Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid. Pa para cash, por një sfidë galaktike dhe Berlin do të dashurojë si një djalë. A të intereson Cristiano?”.

Përtej shakasë, Berlin do të mund t’i ofronte futboll europian Ronaldos, pasi ka siguruar një vend në Europa League, pasi u rendit në vend të 6-të në kampionat. Shakatë nuk kanë të ndalur, pasi ndërkohë që Ronaldo mund të bëjë transferimin te Hertha, një tjetër klub europian ka nxjerrë veten jashtë garës për të ndjekur 32-vjeçarin në garën për ta blerë.

Klubi i porsa ngritur në Championship të Anglisë, Bolton Wanderers konfirmon se nuk do të nënshkruajnë me Ronaldon, pas pyetjes së një tifozi. Klubi u përgjigj: “Mund të konfirmojmë se nuk do të hyjmë në tratativa me Cristiano Ronaldo”, duke shuar kështu shpresat që Ronaldo të ecte në gjurmët e Jay-Jay Okocha, Youri Djorkaeff dhe Nicolas Anelka, për te stadiumi “Macron”. /telesport/