Telegrafi

Fillojnë bisedimet mes palëve, Dërmaku drejt transferimit te Bologna

Kastriot Dërmaku është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë edicion.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer në Serie B me fanellën e Cosenzas.

27-vjeçari në fund të këtij edicioni do të mbetet lojtar i lirë pasi kontrata me klubin aktual përfundon.

Edhe pse Cosenza i ka ofruar kontratë të re, Dërmaku ende nuk e ka pranuar rinovimin.

Lojtari po kërkohet nga skuadra e madhe italiane Bologna dhe tanimë drejtori i saj Riccardo Bigon ka filluar bisedimet me shqiptarin.

Mbrojtësi nga Kamenica pritet t’i bashkohet Bolognas si futbollist i lirë në fund të këtij edicioni.

Gjithsesi për reprezentuesin shqiptar interesim ka shfaqur edhe skuadra tjetër elitare Torino. /Telegrafi/