Joao Cancelo duket se do të jetë largimi i madh nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar veror.
Mbrojtësi portugez e kishte një fillim të mbarë me Zonjën e Vjetër, por në ndeshjet e fundit ka dëshpëruar drejtuesit bardhezi.
Edhe raporti i lojtarit me trajnerin Allegri nuk është aspak i mirë dhe kjo është arsyeja që Juventus dëshiron shitjen e tij.
Manchester United kishte ofruar 45 milionë euro për portugezin, por kjo ofertë ishte refuzuar nga Juventus.
Tani kampionët e Italisë kanë filluar bisedimet me Manchester Cityn për transferimin e lojtarit në Etihad Stadium.
Kampionët aktual të Anglisë janë gati të shpenzojnë rreth 60 milionë euro për transferimin e Cancelos.
Kujtojmë që mbrojtësi 24-vjeçar iu bashkua Juventusit verën e kaluar nga Valencia për 40 milionë euro. /Telegrafi/