Telegrafi

Fillojnë bastet, cili do të jetë emri i fëmijës së Meghan Marklet dhe Princit Harryt?

Tashmë pallati mbretëror i Britanisë së Madhe ka konfirmuar lajmin e madh për opinionin botëror.

Dukesha Meghan Markle si dhe Princi Harry presin të bëhen prindër të një fëmije, i cili llogaritet se do të vjen në jetë gjatë pranverës së vitit të ardhshëm.

Tashmë bastoret sportive kanë nisur të pranojnë bastet rreth emrit të fëmijës që do të jetë i pari për çiftin që këtë vit kurorëzoi lidhjen e tyre me martesë.

Sipas preferencave të fundit nga kompanitë e basteve, dy emra kanë mundësi më së shumti që të përdoren prej dyshes britaniko-amerikane.

Aleksandër është më favoriti për djalë, 2/1 sipas Fitzdares dhe Alis më e preferuara nëse foshnja është vajzë me 5/2.

Lexo po ashtu Mesazhi i pallatit mbretëror pas konfirmimit të shtatzënisë së Meghan Marklet

Ndërkohë, në librat e kompanive të basteve në Britaninë e Madhe kanë nisur të renditen tashmë opsionet e mundshme për emrat e preferuar, për fëmijën e ardhshëm të familjes mbretërore, që pritet të lind në pranverën e 2019-së.

Emra për vajza:

Alis

Viktoria

Mari

Isabela

Eleonor

Augusta

Rashel

Diana

Emra për djem:

Aleksandër

Artur

Filip

Albert

Nikola

Alfred

Xhejms

Tomas. /Telegrafi/