Tashmë pallati mbretëror i Britanisë së Madhe ka konfirmuar lajmin e madh për opinionin botëror.
Dukesha Meghan Markle si dhe Princi Harry presin të bëhen prindër të një fëmije, i cili llogaritet se do të vjen në jetë gjatë pranverës së vitit të ardhshëm.
Tashmë bastoret sportive kanë nisur të pranojnë bastet rreth emrit të fëmijës që do të jetë i pari për çiftin që këtë vit kurorëzoi lidhjen e tyre me martesë.
Sipas preferencave të fundit nga kompanitë e basteve, dy emra kanë mundësi më së shumti që të përdoren prej dyshes britaniko-amerikane.
Aleksandër është më favoriti për djalë, 2/1 sipas Fitzdares dhe Alis më e preferuara nëse foshnja është vajzë me 5/2.
Ndërkohë, në librat e kompanive të basteve në Britaninë e Madhe kanë nisur të renditen tashmë opsionet e mundshme për emrat e preferuar, për fëmijën e ardhshëm të familjes mbretërore, që pritet të lind në pranverën e 2019-së.
Emra për vajza:
Alis
Viktoria
Mari
Isabela
Eleonor
Augusta
Rashel
Diana
Emra për djem:
Aleksandër
Artur
Filip
Albert
Nikola
Alfred
Xhejms
Tomas. /Telegrafi/