Që nga mesnata edhe zyrtarisht ka filluar fushata parazgjedhore në Maqedoni e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në zgjedhjet e parakohshme marrin pjesë 11 subjekte politike: 6 parti politike dhe 5 koalicione me 58 lista të kandodatëve.
Për votim në diasporë KSHZ i pranoi paraqitjet e gjithsej 20.629 shtetasve të Maqedonisë.
Kujtojmë, se dje Bashkimi Demokratik për Integrim në Shkup mbajti konventën e saj promovuese për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016.
Në konventë u prezentuan kandidatët për deputetë në të gjitha njësitë zgjedhore, dhe të pranishmëve u drejtua edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. /Telegrafi/