Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut filloi takimi mes kryeministrit dhe kryetarit të LSDM, Zoran Zaev me kryetarin e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski.
Në takim, siç njoftoi më herë kryeministri Zaev, do të bisedohet për zgjedhjet presidenciale, ligjet reformuese që janë në interes shtetëror.
“Të bëjmë gjithçka që mundemi që në qershor të marrim datë për hapjen e bisedimeve me BE-në”, tha Zaev.
Krahas zgjedhjeve presidenciale dhe ligjeve reformuese, Mickoski tha se do të bisedohet për Propozim-ligjin për PSP-në dhe se do të kërkojë zgjedhje të parakoshme kuvendare./Telegrafi/