Kryeministri Zaev arriti në takimin e liderëve që e organizon kryetari Stevo Pendarovski.
Zaev në takim erdhi me kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pas kryeministri Zaev, arriti edhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot në orën 17:00 caktoi takim liderësh në Kabinetin e tij në ‘Vila Vodno”.
Tema e takimit të liderëve do të jetë zgjedhjet e parakohshme kuvendare që i propozoi Zaev që kur BE vendosi të mos jep dritë të gjelbër për hapjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/