Ka filluar regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së Tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës, thuhet se gjatë ditës së sotme janë regjistruar 53 deputetë, kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.
“Ndërsa, nesër dhe pasnesër do të regjistrohen deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe dhe të komuniteteve tjera”, thuhet në njoftim.
Seanca konstituive e Kuvendit për Legjislaturën e tetë, do të mbahet më 22 mars në orën 10:00. /Telegrafi/