Telegrafi

Filloi pagesa e subvencioneve për bujqësinë në Maqedoni

Many euros as coins and banknotes isolated

Ministria e Financave ka filluar me pagesën e subvencioneve të shumëpritura për bujqit, menjëherë pas publikimit të vendimit të Gjykatës kushtetuese në Gazetën Zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se tashmë janë paguar 463 milionë denarë në kuadër të zbatimit të plotë të obligimit për vitin 2015, respektivisht për kulturat foragjere, drithrat, orizin, kopshtarinë, pemtarinë, vreshtat, për bagëtitë, etj.

Në kuadër të shumës së paguar janë përfshirë edhe 364 milionë denarë subvencione për vitin 2016./Telegrafi/