Të paktën 184 persona përfshirë fëmijë kanë vdekur pasi terroristët islamikë të maskuar lansuan një sulm me një bombë vetëvrasëse dhe një sulm me armë automatike në një xhami në provincën Sinai të Egjiptit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raportet lokale kanë pohuar se militantët që mbanin uniforma ushtarake dhe valëzonin flamujt e zi kryen masakrën pasi rrethuan ndërtesën dhe sulmuan një kopsht fëmijësh të mbushur me fëmijë gjatë namazit të së premtes.
Terroristët që mbanin jelekë me eksplozivë dhe të tjerë pastaj qëlluan disa që po kryenin namazin ndërsa përpiqeshin të iknin nga shpërthimet.
Ndërsa dhjetëra persona u vranë, personat e armatosur u përpoqën për të ndihmuar të plagosurit në xhaminë Al Rawdah në Bir al-Abed, në një rajon ku ushtria po lufton me një kryengritje të ISIS.
Ky ishte sulmi i dytë më vdekjeprurës kundër civilëve në Sinai – pas bombardimeve të një avioni rus pasagjerësh – që nga koha kur kryengritësit lokalë u bashkuan me ISIS tre vjet më parë. /Telegrafi/