Një shofer autobusi dhe një pasagjer hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit në një autobus në lëvizje në fillim të këtij muaji.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një incident që filloi kur një pasagjer, të cilin autoritetet e identifikuan si Omarri Shariff Tobias, u ngrit ndërsa autobusi ishte në lëvizje dhe i kërkoi shoferit që ta linte atë midis stacioneve të caktuara të autobusit.
Por shoferi, David Fullard, i tha Tobias se do të duhej të priste deri në ndalesën tjetër.
Pas një shkëmbimi fjalësh, Tobias nxori një armë dhe e drejtoi në Fullard.
Të dy Fullard dhe Tobias janë në gjendje të qëndrueshme dhe pritet të shërohen por shoferi David Fullard u largua nga puna.
Dhe pamjet e publikuara rishtazi thuhet se tregojnë momentet tronditëse brenda autobusit të Charlotte, Karolina e Veriut. /Telegrafi/