Site icon Telegrafi

Filloi ndërtimin i “përbindëshit” 314 metra të lartë – si “shpëtim” nga ngrohja globale

Përveç që tashmë kanë tri digat më të larta, kinezët filluan ndërtimin e një tjetre më të lartë. Siç u tha nga autoritetet, për këtë projekt janë përcaktuar sipas planit që deri më 2030, 20 për qind e energjisë të vijë nga burime jofosile, raporton AFP.

Diga Shuangjiankou do të jetë 314 metra e lartë, në lumin më të madh kinez, Yangtze, ndërsa lëshimi i saj është planifikuar për vitin 2022. Vlera totale e këtij termocentrali është 5.8 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.

Diga më e lartë sot, “Three Gorges Dam”, gjendet në Kinë, ndërsa lartësia e saj është 305 metra. Në Kinë janë rreth 85 mijë diga që prodhojnë energji elektrike për banorët e saj.

Me projektin e fundit Qeveria kineze do të ulë emetimet e gazit, që janë fajtori kryesor për ndryshimet globale. Për shkak të ndërtimit të saj, miliona banorë do të lëvizin jashtë zonës së prekur nga projekti me kompensime të vogla në formë të parave.

Derisa autoritetet shpresojnë reduktimin e gazit serrë për të frenuar ndikimin mbi ndryshimet globale, ambientalistët theksojnë se Kina nuk ka nevojë për më shumë diga për shkak të ndikimit të tyre në botën nënujore. Ata argumentojnë se nga ndërtimi i këtyre digave, jeta në lumë do të shkatërrohen plotësisht, çmimi ky të cilin askush nuk do të jetë në gjendje për ta paguar. /Telegrafi/

Exit mobile version