Site icon Telegrafi

Filloi karrierën shtatë vite më parë, Kida: E vlerësoj secilin prej jush

Kida (Foto: Instagram)

Ajo shtatë vite më parë filloi karrierën si pjesë e labelit “On Records”, nën menaxhimin e Met Elshanit.

Fjala është për këngëtaren Orhidea Latifi – Kida, e cila u largua nga i njëjti grup në fillim të vitit 2019 dhe momentalisht vepron si artiste e lirë.

Megjithëse solli një sërë projektesh e hitesh, 23 vjeçarja së fundmi tregoi se ka bërë shtatë vite karrierë.

Kida (Foto: Instagram)

E njëjta ka ndarë disa fotografi atraktive në Instagram, përmes të cilave falënderon secilin që i qëndroi prapa këtyre viteve.

“7 vjet rritje, sukses dhe lumturi. Unë e dua atë që bëj dhe nuk do ta kisha në një mënyrë më ndryshe. E vlerësoj secilin prej jush”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Reagimet ndërkohë në postim ishin nga më të ndryshmet, duke besuar që ajo do të sjellë edhe më shumë për fansat.

“Drunk”, “Edhe Sa”, “Tela”, “Bileta”, “Moti”, “Ti”, “Merri Krejt”, “Deja Vu”, “Uh Baby”, janë disa nga projektet më të suksesshme të Kidës. /Telegrafi/

Exit mobile version