Tony Bellew është shpallur kampion bote në kategorinë e peshave të lehta (Cruiserweight) duke triumfuar ndaj Ilunga Makabut në Goodison Park të dielën mbrëma.
Në raundin e parë ishte Bellew ai që u nokautua, por në vazhdim të meçit gjërat ndryshuan dhe gjithçka mori fund në raundin e tretë kur 33-vjeçari u tregua i pamëshirshëm ndaj kundërshtarit të tij.
Goditjet e Bellew ishin të furishme duke e rrëzuar përtokë Makabun, i cili pati nevojë për intervenim mjekësor. Megjithatë, kjo nuk e pengoi kampionin e ri të WBC në kategorinë e peshave të lehta që të festonte.
“U rrëzova, por kjo është çfarë bëj… Asgjë nuk do të më ndalte sonte. Qava në zhveshtore para dy orësh, para se të vija këtu. E arrita ëndrrën sonte, jam kampion bote, unë jam ky”, ka deklaruar Bellew pas triumfit duke ndezur atmosferën në Goodison Park me deklaratën se është tifoz i Evertonit.
Sa i përket gjendjes shëndetësore të Makabut, ai fillimisht e humbi vetëdijen, mirëpo pas intervenimit shëndetësor u zgjua dhe u ul në ulësen e tij. Ndërsa menjëherë iu afrua edhe Bellew për ta pyetur si është. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5hJkWqt-oys
https://www.youtube.com/watch?v=t3pJaDmU70E