Akoma pa u bërë një javë nga gafa e ish-presidentit amerikan Donald Trump i cili ngatërroi Hungarinë me Turqinë, duke e cilësuar kryeministri hungarez Viktor Orban si lider të Turqisë, Trump ia ka huq sërish, duke mos e ditur fare se Hungaria me cila shtetet kufizohet.
“A ka dëgjuar dikush për Viktor Orbanin? Ai është lideri i Hungarisë. Hungaria gjendet mes Ukrainës dhe Rusisë”, tha Trump mbrëmë gjatë takimi në Sioux City në Iowa, transmeton Telegrafi.
Edhe pse kësaj radhe nuk ia huqi se cilin vend udhëheq Orban, megjithatë nuk e dinte se Hungaria nuk kufizohet me Rusinë dhe se pika më e afërt mes këtyre dy vendeve, është hiq më pak se 1 mijë kilometra distancë.
Kjo nuk është hera e parë që Trump ia huq duke thënë se Hungaria kufizohet me Rusinë, pasi të njëjtin gabim e kishte bërë edhe në tubimin e New Hampshire.
Trump ka një lloj simpatie për Orbanin, pavarësisht se Hungaria vazhdimisht ka refuzuar t’i vendosen sanksione Rusisë. /Telegrafi/
Trump shows his ignorance with European geography. Hungary does not share a border with Russia. (Video: RSBN) pic.twitter.com/EzhzEVGbSu
— Mike Sington (@MikeSington) October 30, 2023