Telegrafi

Fillimisht tentoi ta ngufatë gruan, pasi dështoi e shtypi me veturë – gjykata në Britani e dënon me gjashtë vite burgim burrin

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një bashkëshort tenton ta ngufat bashkëshorten e tij, e pasi dështon ta rrëmbej, e shtyp me veturë derisa ajo tenton të ikë nga ai.

Bëhet fjalë për Varinder Singh, 28-vjeç, i cili u filmua nga kamerat e sigurisë duke ngufatur gruan, e cila për pak sa nuk e humb vetëdijen në parking në Bradford të Britanisë së Madhe, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ajo arrin të ngritet në këmbë dhe të ikë nga ai, por ai i vërsulet nga pas me veturë dhe e shtyp, duke bërë që kalimtarët përreth t’i dalin në ndihmë.

Pas intervenimit të policisë ai ishte arrestuar, kurse gjykata në Bradford e dënoi atë me gjashtë vite burgim, ku gjatë kësaj seance janë publikuar pamjet rrëqethëse.

Ky veprim ka shokuar opinionin në Britani të Madhe, të cilët patën rastin t’i shohin këto pamje të dhunës së burrit ndaj gruas. /Telegrafi/